Restaurant

Kapacitetet e Hotel AMAZONA, të restaurantit brënda objektit ( për 500 persona ), restaurantit në kopësht ( mbi 800 persona ), sallat e seminareve, ajo e konferencave si dhe e  work shopeve...kualitativisht dhe kuantitavisht i kënaqin pritjet, kërkesat, nevojat dhe shijet e mysafirëve tradicionalisht dhe emotivisht të lidhur me Hotel AMAZONA. Restauranti shoqërohet nga kuzhina moderne plotësisht e standardizuar.

Hotelieria e Kosovës është e dalluar në Europë për cilësinë, shijen dhe llojllojshmërinë e përgaditjes dhe shërbimit të kafeve ( edhe të kafeve italiane edhe të atyre vendore / turke ), koktejet tona ecin në hap me trendet e Kosovës, e mrekullia e përgaditjes së pijeve freskuese e relaksuese, por edhe e ushqimeve, fillon nga uji: Uji është struktura e jetës dhe e jetesës. Restauranti i Hotel AMAZONA përgaditjen e ushqimeve që nga prodhimi i mishit: Që janë BIO, janë organike, janë të freskëta dhe të garantuara se janë përgaditur me forma tradicionale e me kujdes dhe standarde të garantuara me normat e BE-së - i bënë vet. Disa trajta të bifstekut të viçit të njomë, të pulës së fshatit dhe të peshkut nga hurdhat tona ( të cilin mund ta gjuani / ta zini vet ) ju rekomandojmë t i shijoni të shoqëruara me perime ( garnir e sallata të shijëshme ) nga kopshtet / plantacionet e Hotel AMAZONA.  Kuzhina e restaurant Hotel AMAZONA është e njohur si për nga gatimet e specialiteteve kombëtare poashtu edhe për nga menyja internacionale. Për  grupe familjare, afariste e kolegjiale - me paralajmërim restauranti i Hotel AMAZONA gatuan e shtron tryeza gjahu ?!          

Ju ftojmë e mirëpresim. Sfidojeni dhe shijoni mikpritjen tone.    

 

 

CONTACT

K.K. Obiliq, Country Babi Most ( Milloshevë) Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë