Hoteli

Hotel Amazona ndodhet në kilometrin 8-të të magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, një ndër arteriet kryesore të komunikimit rrugor të Kosovës. Vendndodhja, mjedisi me ajër e biodiversitet të veçantë, gjelbrim magjepsës, inkuadrimi dhe harmonia e Hotel AMAZONA, së bashku me objektet përcjellëse me infrastrukturë të kompletuar, në këtë mjedis, me staf  profesional e me përvojë  ju mundëson mikpritje të ngrohtë.  Mikpritja reflekton me shërbim të kujdesëshëm, profesional e të shpejtë që është edhe shprehje e traditës së Hotel AMAZONA, i gjithë këtij biznesi hotelier dhe i stafit që vërehet që në kontaktin e pare dhe me atmosferën e ngrohtë.             

Ia kemi dhënë vehtes për detyrë që mikpritja jonë të jetë mbresëlënëse me një akomodim, vizitë ose qëndrim që nuk harrohet kurrë.                                                      
Po, detyrë e jona është që t ju okupojmë zemrat, pritjet, shijet, preferencat, kërkesat e nevojat e veçanta...për shërbim të specializuar. Këtë e bëjmë që nga kontakti ynë i parë.   Miqësia jonë vijon me pijet e relaksit dhe të freskimit.           
Nëse e dime se hotelieria e Kosovës është e dalluar në Europë për cilësinë, shijen dhe llojllojshmërinë e përgaditjes dhe shërbimit të kafeve ( edhe të kafeve italiane edhe të atyre vendore / turke ) keni të drejtë të prisni shijen dhe shërbimin e nivelit Europian. 
Koktejet tona ecin në hap me trendet e Kosovës. Presim me padurim të na sfidoni, të na testoni.           
Presim buzëqeshjen tuaj si shprehje e kënaqëshmërisë suaj.    
Mrekullia e përgaditjes së pijeve freskuese e relaksuese, por edhe e ushqimeve, fillon nga uji: Uji është struktura e jetës dhe e jetesës. Hotel AMAZONA përgaditjen e ushqimeve e fillon që nga përgaditja e arës së bukës, nga hedhja e farës, nga ujitja...deri te prodhimi dhe përgaditja e mishit. Të gjitha i prodhojmë, i përgadisim, i gatuajmë vet: Janë BIO, janë organike, janë të freskëta dhe të garantuara se janë përgaditur me forma tradicionale e me kujdes dhe standarde të garantuara me normat e BE-së.               
Të gjithat fitojnë në cilësi,  shkëlqim e shije kur ju na besoni organizimin e takimeve afariste ose familjare, të banketeve intime ose me motive tjera të veçanta, të prezantimeve familjare, zyrtare, profesionale e biznesore...          
Hotel AMAZONA ua ofron mburrjen e krenarinë profesionale e tradicionale. Imazhi juaj     është edhe MARKA jonë. Së bashku do të arrijmë BRAND-e të reja personale e profesionale.
Se a jemi më të mirët (?) mbetet ta vlerësoni ju. Por, ju sigurojmë se më të mirët, më prestigjiozët, shumica e individëve privat e afaristë që i kushtojnë rëndësi të arriturave, emrit, MARK-ës, BRAND-it...janë  te ne, janë me ne, na besojnë shumë. Bashkohuni edhe ju me më të mirët.
Hotel AMAZONA kujdes të veçantë i kushton pasurisë më të madhe të ardhmërisë sonë: Fëmijët  kanë kopështin e tyre brënda të cilit ata shoqërohen me Botën dhe me ëndrrat që i rrisin e i bëjnë të mëdhenjë.

 

 

CONTACT

K.K. Obiliq, Country Babi Most ( Milloshevë) Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë